2.640 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë regjistruar 5.118 persona të infektuar me këtë virus.

Lajme

14/07/2020 07:47

108 raste kanë përfunduar me vdekje, 2.370 janë shëruar dhe 2640 raste janë aktive.

Ndërkaq janë testuar 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. /Lajmi.net/