Zyra e Kurtit jep kontratë 35 mijë euro për udhëtime me autobus e minibus
Krahas veturave zyrtare, zyrtarët publik qeveritar shfrytëzojnë edhe mjete tjera udhëtimi, në kurriz të shtetit. Në vlerë mbi 35 mijë euro, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për udhëtime me autobus e minibus. Për gjitha këto lloje të udhëtimeve, kontrata do të vlejë për një periudhë kohore 3 vjeçare, duke pasur në dispozicion 5 lloje…

Lajme
Krahas veturave zyrtare, zyrtarët publik qeveritar shfrytëzojnë edhe mjete tjera udhëtimi, në kurriz të shtetit.
Në vlerë mbi 35 mijë euro, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për udhëtime me autobus e minibus.
Për gjitha këto lloje të udhëtimeve, kontrata do të vlejë për një periudhë kohore 3 vjeçare, duke pasur në dispozicion 5 lloje të automjeteve.
Çmimet e rrugës që do të përshkojnë këta zyrtarë publik, në kontratë janë të kategorizuara në bazë të kilometrazhit.
Po ashtu është i përcaktuar edhe tavani i kilometrazhit që mund të përshkohet përgjatë kohës sa vlen kontrata.
Televizioni ka tentuar të marrë edhe detaje tjera lidhur me këtë kontratë, por Zyra e Kryeministrit nuk ka kthyer përgjigje.