Zjarri në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, policia shpalos detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. “Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në…

Lajme

08/06/2023 23:39

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale.”, ka thënë ajo.

Si pasojë e zjarri, tymi i madh ka mbuluar një pjesë të Prishtinës.