Xhuli përgatit iftarin për shtëpinë e pleqve në Prishtinë
Finalistja e edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e njohur me emrin artistik Xhuli, është bërë imazh i një kompanie kosovare që merret me përpunimin e miellit. Kjo si shkak që përgjatë gjithë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë, gjënë që e kishte praktikuar më së shpeshti, ishte të gatuante, përcjell lajmi.net.…

ShowBiz
Finalistja e edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, e njohur me emrin artistik Xhuli, është bërë imazh i një kompanie kosovare që merret me përpunimin e miellit.
Kjo si shkak që përgjatë gjithë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë, gjënë që e kishte praktikuar më së shpeshti, ishte të gatuante, përcjell lajmi.net.
Këtë përvojë të ndarë, duket se nuk e ka ndërmend ta ndalë. Megjithëse, kësaj radhe duhet vlerësuar. Ajo gjatë ditës së sotme do t’ua përgatisë iftarin banorëve të shtëpisë së pleqve në kryeqytet.
Xhuli e pohoi vet këtë përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”.
“Duke përgatitur iftarin për shtëpinë e pleqve në Prishtinë”, shkroi Nura.