Vrasja e gruas në Pejë, flasin nga policia

Peja sot u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi që një burrë vrau graun e tij. Lajmi.net, ka marrë edhe konfirmimin e policisë nga drejtori rajonal, Driton Rugova. “Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes…

Lajme

16/04/2024 09:51

Peja sot u trondit nga një ngjarje e rëndë, pasi që një burrë vrau graun e tij.

Lajmi.net, ka marrë edhe konfirmimin e policisë nga drejtori rajonal, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”- ka thënë Rugova.

Para disa ditëve vendi u trondit edhe nga një ngjarje e rëndë, ku ish-bashkëshorti vrau ish-gruan e saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. /Lajmi.net/