Von der Leyen pas takimit me Kurtin: Të punojmë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen. Pas takimit në një postim në “X”, ajo ka uruar Kurtitn për sukseset mbresëlënëse ekonomike të këtyre viteve të fundit. Ndërsa ka thënë që le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen e Kosovës. “Faleminderit për një pritje…

Lajme

26/10/2024 13:58

Presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen.

Pas takimit në një postim në “X”, ajo ka uruar Kurtitn për sukseset mbresëlënëse ekonomike të këtyre viteve të fundit.

Ndërsa ka thënë që le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen e Kosovës.

“Faleminderit për një pritje të ngrohtë dhe një diskutim të thellë, @albinkurti. Urime për sukseset mbresëlënëse ekonomike të këtyre viteve të fundit. Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar ajo.