Vdes në spital i dyshuari që plagosi dy gratë në Fushë Kosovë, ishte i plagosur në gjoks dhe bark

Ka ndërruar jetë personi që dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri dy gra sot në Fushë Kosovë. Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Ejup Govori, i cili ka thënë se i dyshuari është sjell në spital me shenja jete por ka qenë i plagosur me dy plumba…

Lajme

28/01/2023 19:04

Ka ndërruar jetë personi që dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri dy gra sot në Fushë Kosovë.

Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Ejup Govori, i cili ka thënë se i dyshuari është sjell në spital me shenja jete por ka qenë i plagosur me dy plumba në bark dhe gjoks, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

“Po sapo është konstatuar vdekja e të dyshuarit për rastin e plagosjes në Fushë Kosovë. Është sjell në gjendje të rëndë shëndetësore, me shenja jete por me parametra të komprometuar, do të thotë parametra vital. Ka pasur dy plagë hyrëse, në gjoks dhe bark. Nuk e dimë nëse është vetë-plagosur, atë konstatim e heton policia. Ai regjion i trupit ”, ka deklaruar Govori.

Kujtojmë se lajmi.net ka raportuar gjatë ditës së sotme për rastin, ku burime të redaksisë kanë bërë të ditur se dyshimet e para janë se motivi i plagosjes është një mosmarrëveshje pronësore.

Gjendja shëndetësore e dy grave është stabile dhe po vazhdon trajtimi mjekësor i tyre. /Lajmi.net/