Tifozi bie nga një lartësi derisa po e shikonte ndeshjen Trepça – Bashkimi
Një tifoz ka rënë nga një lartësi në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec derisa po e shikonte finalen e Kupës së Kosovës në basketbollit mes Bashkimit dhe Trepçës. Atij i jepet ndihma e parë. Rastin e ka konfirmuar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës Sheremet Elezaj. “Një person ka rënë prej një lartësie derisa…
Sport
Një tifoz ka rënë nga një lartësi në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec derisa po e shikonte finalen e Kupës së Kosovës në basketbollit mes Bashkimit dhe Trepçës.
Atij i jepet ndihma e parë.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Një person ka rënë prej një lartësie derisa ka qenë duke e ndjekur lojën e basketbollit. I njëjti është duke u dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht jemi në fazën fillestare të mbledhjes së dëshmive”, deklaroi ai.