Tentoi t’i fuste 40 mijë euro prej Kosovës në Mal të Zi, kapet nga policia

Lajme
Sot, në orët e pasditës në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.
Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.
I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.
Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrë me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është iniciuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).
Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.