Telefona, kuleta e çelësa: Pjesëmarrësve në “Sunny Hill” iu humbën me të madhe gjërat personale
Të dielën që lamë pas, në parkun Gërmia, u zhvillua nata e katërt, njëkohësisht edhe e fundit e festivalit “Sunny Hill” për këtë vit. Si edhe herave tjera në festival përformuan artistë të shumtë, si shqiptarë por edhe të huaj, shkruan lajmin.net. Përveç artistëve, të shumtë ishin edhe pjesëmarrësit nga ana e publikut të cilët…

Lajme
Të dielën që lamë pas, në parkun Gërmia, u zhvillua nata e katërt, njëkohësisht edhe e fundit e festivalit “Sunny Hill” për këtë vit.
Si edhe herave tjera në festival përformuan artistë të shumtë, si shqiptarë por edhe të huaj, shkruan lajmin.net.
Përveç artistëve, të shumtë ishin edhe pjesëmarrësit nga ana e publikut të cilët përcollën nga afër përformancat e ndryshme, numri i të cilëve u tha që ishte afër 20 mijë.
Ky numër i madh i pjesëmarrësve, sigurisht përveç atmosferës, ka krijuar edhe telashe të ndryshme.
Përgjatë katër ditëve, por sidomos ditën pas përfundimit të festivalit, shumë persona kanë kërkuar ndihmë që të gjejnë gjerat të ndryshme që atyre u kanë humbur gjatë festivalit.
Në grupin “Network Prishtina”, ka me dhjetëra postime nga persona të ndryshëm, të cilët njoftojnë që gjatë festivalit u kanë humbura gjëra si telefona, kartela bankare, para, dokumente të ndryshme dhe syza.
Përveç rasteve ku është raportuar për gjësende të humbura, ka raste edhe kur është raportuar për gjera të vjedhura.
Një rast i tillë është raportuar për një telefon, ku siç thuhet në postim, telefoni është me gjurmues.
Megjithatë, në këtë grup hasen edhe postime ku njoftohet për gjëra, kryesisht telefona, që janë gjetur nga persona të ndryshëm të cilët kërkojnë që të ua kthejnë pronarëve.
Përndryshe, festivali “Sunny Hill” edhe pse shumë i pritur nga publiku, si çështje në fillim kishte krijuar polemika të mëdha rreth organizimit, më saktësisht lokacionit se ku është zhvilluar festivali. /Lajmi.net/