Takimet Kurti-Abdixhiku dhe marrëveshja për Presidentin – Haxhiu shprehet optimiste, PDK dhe Aleanca kritikojnë negociatat

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi më 8 korrik, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç të ri politik – zgjedhjen e presidentit dhe konstituimin e institucioneve të reja. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, partitë politike nuk arritën të gjejnë menjëherë një zgjidhje për presidentin,…

Lajme

31/08/2026 08:07

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi më 8 korrik, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç të ri politik – zgjedhjen e presidentit dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, partitë politike nuk arritën të gjejnë menjëherë një zgjidhje për presidentin, ndërsa Kuvendi mbeti i pakonstituuar. Çështja e kreut të shtetit është kthyer në pikën kryesore të negociatave ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.