Tahiri – pushtetit: Si s’po ju vjen turp asnjë reagim, pak banorë jemi ne me pas këtë nivel të krimit
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit tragjike që kan kapluar vendin, duke përmendur atë të djeshmen në “Aktash”, dhe therjen me thikë të një nxënësi që ndodhi sot. Tahiri ka kritikuar Qeverinë nga e cila sipas tij nuk pati asnjë reagim apo asnjë qëndrim deri më tani, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit tragjike që kan kapluar vendin, duke përmendur atë të djeshmen në “Aktash”, dhe therjen me thikë të një nxënësi që ndodhi sot.
Tahiri ka kritikuar Qeverinë nga e cila sipas tij nuk pati asnjë reagim apo asnjë qëndrim deri më tani, shkruan lajmi.net.
Sipas deputetit Kosova ka pakë banorë për të pasur këtë nivel të krimit, e që sipas tij është rritur dukshëm me udhëheqjen e kësaj Qeverie.
Postimi i tij i plotë:
Pasiguria në kryeqytet është bërë brenga kryesore për qytetarët e Prishtinës. Mbrëmë, një vrasje e një djali të ri dhe pesë plagosje. Sot, një therrje e një djaloshi në një shkollë fillore. Si more spo ju vjen turp, asnjë reagim apo asnjë qëndrim nga qeveria e Kosovës, që na lodhi me popullizëm e kurr su morën me tema që janë brengë serioze. Apo, aty ky nuk ka votë e popullizëm nuk flisni. A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj. Pak banorë jemi me pas këtë nivel të krimit. Turp!/Lajmi.net/