Tahiri për vdekjen e Havë Malokut: Ajo mbante dhimbjen e familjes, një grua shembull për forcën e saj

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ngushëlluar familjen Maloku, me rastin e vdekjes së Havë Malokut. E ndjera ishte gruaja e veprimtarit, publicistit dhe aktivistit për liri e pavarësi, Enver Maloku. Tahiri u shpreh se Hava mbante dhimbjen dhe peshën e familjes, si dhe thotë se ajo ishte…

Lajme

22/06/2024 12:17

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ngushëlluar familjen Maloku, me rastin e vdekjes së Havë Malokut.

E ndjera ishte gruaja e veprimtarit, publicistit dhe aktivistit për liri e pavarësi, Enver Maloku.

Tahiri u shpreh se Hava mbante dhimbjen dhe peshën e familjes, si dhe thotë se ajo ishte një grua shembull për forcën dhe përkushtimin e saj.