Tahiri: AAK po punon që javën tjetër të ketë seancë të jashtëzakonshme për sigurimet shëndetësore

Shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se do të fillojnë të punojnë nga e enjtja e ardhshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Ai shpreson që të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që ky ligj të miratohet deri në qershor të këtij…

Lajme

21/02/2024 17:04

Shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se do të fillojnë të punojnë nga e enjtja e ardhshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Ai shpreson që të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që ky ligj të miratohet deri në qershor të këtij viti, ka thënë Tahiri.

Njoftimi i plotë:

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke punuar që të enjten e ardhshme, si pikë të parë të rendit të ditës, të kemi seancën e jashtëzakonshme për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Kosova ka shumë probleme që kërkojnë të zgjidhen nga Kuvendi dhe Qeveria, por për vlerësimin tonë, një ndër pikat më problematike dhe që kërkojnë trajtim urgjent është sigurimi shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Andaj, kjo kauzë, shpresoj të gjej mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që këtë ligj ta miratojmë deri në qershor të këtij viti”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/