Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi në lidhje me sulmin e sotëm fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes të një njoftimi të shpërndarë për media, thuhet se kreu i qeverisë dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama…

Lajme

06/12/2022 15:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi në lidhje me sulmin e sotëm fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes të një njoftimi të shpërndarë për media, thuhet se kreu i qeverisë dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.“, u shpreh Rama, shkruan A2.

Kreu i PD-së, Sali Berisha është goditur me grusht nga një protestues. Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit, i cili ka goditur me grusht Berishën. Ai është shoqëruar nga efektivët e policisë.