Southgate lavdëron performancën e Maguire dhe Stones ndaj ShBA-ve

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur për dyshen e mbrojtjes së kombëtares së tij. Mbrëmë Anglia u nda baras pa gola, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve për Kupën e Botës, kundër ShBA-ve. Në atë takim shkëlqyen dy qendërmbrojtësit e ‘Tre Luanëve’, Harry Maguire dhe John Stones. E paraqitja e tyre nuk…

Sport

26/11/2022 17:13

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur për dyshen e mbrojtjes së kombëtares së tij.

Mbrëmë Anglia u nda baras pa gola, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve për Kupën e Botës, kundër ShBA-ve.

Në atë takim shkëlqyen dy qendërmbrojtësit e ‘Tre Luanëve’, Harry Maguire dhe John Stones.

E paraqitja e tyre nuk kaloi pa u komentuar nga vetë trajneri i kombëtares, Southgate.

“Dy qendërmbrojtësit tanë ishin absolutisht të jashtëzakonshëm me topin, të luash me një gjakftohtësi kundër llojit të presionit dhe këndeve me të cilat shtypi ekipi i SHBA-së është jashtëzakonisht e vështirë. Dhe vetëm kur ke dy lojtarë si ne, ju vlerësoni vërtet tendosjen e lojës që mund të marrin”, u shpreh anglezi.

Anglia pas ndeshjes së dytë pozicionohet në vendin e parë në grupin A, me katër pikë./Lajmi.net/