S’ka fitues në kohën e rregullt, Holanda – Kroacia shkon në vazhdime

Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes Holandës dhe Kroacisë shkon në vazhdime. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, duke shkuar kështu në vazhdime shkruan lajmi.net. Në Rotterdam u zhvillua një ndeshje tejet interesante. Kroacia e fortë për Holandën, kalon në finale të Ligës së Kombeve Kombëtaret kërkonin golin, dhe topi ishte herë në…

Sport

14/06/2023 22:44

Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes Holandës dhe Kroacisë shkon në vazhdime.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, duke shkuar kështu në vazhdime shkruan lajmi.net.

Në Rotterdam u zhvillua një ndeshje tejet interesante.

Kroacia e fortë për Holandën, kalon në finale të Ligës së Kombeve

Kombëtaret kërkonin golin, dhe topi ishte herë në njërën anë të fushës, herë në tjetrën.

Megjithatë, ishin vendasit që u treguan më efikas në këtë pjesë të parë.

Ata gjetën golin në minutën e 34′ të ndeshjes. Pas një aksioni të mirë nga Holanda, shënoi Donyell Malen.

Kroatët më pas krijuan raste për të barazuar shifrat, por nuk ia dolën në 45 minutat e parë.

Pjesa e dytë ishte fantastike për kombëtaren e Kroacisë.

Në minutën e 55′ pas një penalltie të fituar nga ylli, Luka Modric, shënoi Kramaric.

Ndërsa në minutën e 73′ një aksion të bukur e konkretizoi në gol Pasalic.

Kur po mendohej që fituesi dihet tashmë, vendasit ndëshkuan kroatët.

Lang shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes dhe e çoi atë në vazhdime./Lajmi.net/