Shpërthim zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Një zjarr raportohet të ketë shpërthyer në orët e vona në objektin e IML-së. Këtë e kanë konfirmuar vetëm para pak çastesh nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net. “Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e…

Lajme

25/03/2023 22:41

Një zjarr raportohet të ketë shpërthyer në orët e vona në objektin e IML-së.

Këtë e kanë konfirmuar vetëm para pak çastesh nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet fillimisht.

Në anën tjetër, është bërë e ditur që sipas informacioneve të para, nuk ka dëme të shkaktuara, ndërsa personat përgjegjës po merren me shkaqet e shpërthimit.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi.

Më poshtë edhe komunikata e plotë: