Ronaldo tregon pse nuk mori pjesë në varrimin e Diogo Jotës: Marr shumë vëmendje dhe që kur vdiq babai im nuk shkoj në varrime
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar arsyen pse nuk mori pjesë në varrimin e bashkëkombasit të tij, Diogo Jota. Në një intervistë për media, gazetari e pyeti se pse mungoi në ceremoninë mortore, dhe Ronaldo dha një përgjigje të sinqertë e emocionale, raporton lajmi.net “Ka dy arsye. Pasi vdiq babai im, nuk shkova më kurrë…
Sport
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar arsyen pse nuk mori pjesë në varrimin e bashkëkombasit të tij, Diogo Jota.
Në një intervistë për media, gazetari e pyeti se pse mungoi në ceremoninë mortore, dhe Ronaldo dha një përgjigje të sinqertë e emocionale, raporton lajmi.net
“Ka dy arsye. Pasi vdiq babai im, nuk shkova më kurrë në varrime. Së dyti, kudo që shkoj, vëmendja kthehet nga unë. Do të tërhiqja gjithë vëmendjen dhe unë nuk e doja këtë,” tha Ronaldo./Lajmi.net/