Rikthehet Superliga e Kosovës – sot luhen tri ndeshje

 Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante. Të gjitha ndeshjet do të luhen në kohën e njëjtë, saktësisht në orën 17:00, transmeton lajmi.net. Drita do ta nisë ndjekjen e titullit sot ndaj skuadrës së ardhur nga Liga e Parë, Trepça 89’, ndërsa rivalët e saj, Gjilani dhe Prishtina do të luajnë kundër Ferizajt…

Sport

13/08/2022 08:13

 Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në kohën e njëjtë, saktësisht në orën 17:00, transmeton lajmi.net.

Drita do ta nisë ndjekjen e titullit sot ndaj skuadrës së ardhur nga Liga e Parë, Trepça 89’, ndërsa rivalët e saj, Gjilani dhe Prishtina do të luajnë kundër Ferizajt dhe Dukagjinit në po të njëjtën kohë.

Sikurse edhe në sezonet paraprake, gara për titull dhe për mbijetesë pritet të jetë interesante, kur dihet që shumë skuadra luftojnë në këto dy tabore. /Lajmi.net/