QKMF-të blejnë vetë infuzione, MSH-ja s’i furnizon prej muajsh

Ka më shumë se pesë muaj që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk është furnizuar me infuzione NaCl 500ml dhe 250ml nga Ministria e Shëndetësisë. QKMF-ja e kryeqytetit këto mungesa kaq esenciale po i mbulon përmes një tenderi nga komuna, raporton Klan Kosova. E, në kujdesin parësorë të Gjilanit tregojnë se ka 6-7…

Lajme

26/11/2022 20:43

Ka më shumë se pesë muaj që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk është furnizuar me infuzione NaCl 500ml dhe 250ml nga Ministria e Shëndetësisë.

QKMF-ja e kryeqytetit këto mungesa kaq esenciale po i mbulon përmes një tenderi nga komuna, raporton Klan Kosova.

E, në kujdesin parësorë të Gjilanit tregojnë se ka 6-7 muaj që nuk janë furnizuar me infuzione nga MSh-ja si dhe muajin fundit as me Glukozë.

Derisa mungesa të theksuar kohëve të fundit në Prishtinë ka edhe të terapisë ampulare të cilët i përkasin listës esenciale siç janë Deksazon, Diazopam, Dikllofen, Gentamicin, për të cilat do të duhej ministria ta përmbushte.

Me të tilla as në QKMF-në e Gjilanit nuk janë furnizuar madje ka muaj që nuk kanë marr shpatulla druri një përdorimëshe dhe gaza standicide.

Megjithëse bëjnë me dije se në fillim vit furnizimi nga ministria ka qenë më i mirë, teksa tregojnë se aktualisht gjendja është më stabile te materialet shpenzuese dhe terapitë tabletare.

Lidhur me mosfurnizimin e institucioneve të mjekësisë familjare nuk janë përgjigjur nga MSh-ja.