Protestë në veri të Mitrovicës kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Është mbajtur një tjetër protestë e serbëve në veri të Mitrovicës. Arsyeja e mbajtjes së protestës ishte se Lista Serbe dhe Aleksandar Vuçiq “nuk i plotësuan kërkesat” që grupi i protestuesve i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar. Të njëjtit kanë thënë se janë shtuar edhe arsye të reja, nga lëndimet në Bistricë,…

Lajme

28/01/2023 18:30

Është mbajtur një tjetër protestë e serbëve në veri të Mitrovicës.

Arsyeja e mbajtjes së protestës ishte se Lista Serbe dhe Aleksandar Vuçiq “nuk i plotësuan kërkesat” që grupi i protestuesve i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar.

Të njëjtit kanë thënë se janë shtuar edhe arsye të reja, nga lëndimet në Bistricë, përmes targave e deri tek propozimi franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë..

Tubimi u mbajt para selisë së SNS dhe Listës Serbe rreth orës 12:30 gjatë ditës së sotme.

Të pranishëm ishin rreth 40 pjesëmarrës, teksa këndonin himnin kombëtar të Serbisë dhe mbanin pankarta të mëdha me ngjyra të flamurit serb, ku paraqitej edhe mesazhi “Kosova është Serbi”.

Sic raporton “Kossev”, folësi i parë ishte komisioneri i Lëvizjes për Mbrojtje të Kosovës, Nebojsha Joviq, i cili ishte pjesëmarrës edhe në protestën e kaluar.

Joviq kishte vënë re mungesën e pjesëmarrësve edhe herën e fundit edhe tani, duke theksuar se kjo ka qenë si rezultat i punës së “shërbimit”, duke hedhur akuza të forta ndaj Listës Serbe dhe kryesisë.