Presidenti turk Erdogan kryeson zgjedhjet me 54,47%
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kryeson balotazhin e së dielës me 54.47% të votave ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka 45.53%, me 54.6% të votave të numëruara në mbarë vendin, sipas kreut të autoritetit zgjedhor. Ahmet Yener, kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), dha rezultatet zyrtare në numërimin e votave deri më tani…
Lajme
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kryeson balotazhin e së dielës me 54.47% të votave ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka 45.53%, me 54.6% të votave të numëruara në mbarë vendin, sipas kreut të autoritetit zgjedhor.
Ahmet Yener, kryetari i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), dha rezultatet zyrtare në numërimin e votave deri më tani për gazetarët në kryeqytetin Ankara.
Më shumë se 64.1 milionë qytetarë turq u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1.92 milionë që më parë hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë shtetit.Gati 192,000 kuti votimi u ngritën për votuesit në të gjithë Turqinë.
Më 14 maj, asnjë kandidat nuk fitoi 50% të kërkuar në raundin e parë, duke shkaktuar kështu balotazhin presidencial të së dielës, megjithëse presidenti aktual Erdogan mori drejtimin me 49.52%.