PDK organizon festë në Zvicër për 16 vjetorin e Pavarësisë, fton mërgimtarët atje

Kryetari I Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar sot me Ragip Xhakën dhe Shaip Kadrijaj për t’u koordinuar për takimin e nesërm kud o të shënohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Darkë e paharrueshme në Zvicër, me mikun tim, Enverin, Ragip Xhakën…

Lajme

24/02/2024 21:58

Kryetari I Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar sot me Ragip Xhakën dhe Shaip Kadrijaj për t’u koordinuar për takimin e nesërm kud o të shënohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Darkë e paharrueshme në Zvicër, me mikun tim, Enverin, Ragip Xhakën dhe Shaip Kadriaj, kryetarin e sekretarin e PDK-së në Zvicër, njëherësh duke diskutuar për takimin e nesërm ku do të shënojmë përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.  Ftoj të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast, nga Kosova merr pjesë kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi si dhe anëtarë nga struktura e lartë e partisë.  Shihemi nesër, më 25 shkurt në ora 13:30, në Ëydenof Arena, 5242 Birr!”, thuhet në njoftimin e Lladrovcit.

Postimi i plotë: