PDK-ja akuzon kryetarin e Lipjanit për punësime partiake

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, pas marrjes së informatave nga qytetarët ka ngritur shqetësim se keq-qeverisja e LDK-së, po e shkatërron sistemin arsimor në këtë komunë duke “kurdisur” konkurset në sistemin arsimor. Përmes një komunikate për media, PDK-ja në degë e Lipjanit, ka kërkuar që kryetari i kësaj komune, Imer Ahmeti, të…

Lajme

28/01/2023 18:08

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, pas marrjes së informatave nga qytetarët ka ngritur shqetësim se keq-qeverisja e LDK-së, po e shkatërron sistemin arsimor në këtë komunë duke “kurdisur” konkurset në sistemin arsimor.

Përmes një komunikate për media, PDK-ja në degë e Lipjanit, ka kërkuar që kryetari i kësaj komune, Imer Ahmeti, të dal para drejtësisë dhe përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve, “e mos të fshihet në heshtje duke mbuluar korrupsionin dhe punësimet partiake në Lipjan”, shkruan lajmi.net.

“Prej kohësh, ne në vazhdimësi kemi bërë publike se si komuna e Lipjanit vazhdon të punësojë militant partiak siç e kemi rastin e fundit të bashkëshorten së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Banullë, i cili njëherit është edhe drejtor i shkollës në Lipjan. Me konkurset e tilla, qeverisja e Imri Ahmetit po tregon së nuk qeveri për qytetarë, por qeveri familjare nga zyrat e zbrazura të LDK-së nga hetuesia, të cilat po vazhdojnë ti keqpërdorin paratë e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu PDK-ja ka rikujtuar se kryetari Ahmeti, po vazhdon të bëj politizimin e sistemit arsimor në Lipjan, duke punësuar familjarë dhe zyrtarë të LDK-së, pa asnjë kriter edhe duke bërë shkelje ligjore.

Duke shtuar se zyrtarët e LDK-së kanë bërë shkelje ligjore, Imer Ahmeti, së bashku me drejtorin që ka zgjedhur ai, ku sipas PDK-së, Ahmeti ka qenë në dijeni se drejtor është kryetar nëndegës së LDK-së në Banullë.

Sipas PDK-së, LDK-ja, ka zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatorës drejtor, duke shkelur udhëzimin administrative.

“Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zavendësdrejtorit të inistitucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjëshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që verteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike”, thuhet tutje në komunikatë.

Prej kohësh, PDK-ja ka bërë të ditur dyshimet në rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi.

Ata potencuan se nuk do të ndahen së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kanë fakte dhe dëshmi, derisa drejtësia të vihet në vend./Lajmi.net/