OSBE të zhgënjyer pas moscertifikimit të Listës Serbe: Përforcon perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të udhëhequra nga drejtësia
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar pasi sot KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në lidhje me këtë vendim, OSBE janë shprehur të zhgënjyer dhe të shqetësuar, si dhe kanë dënuar veprimet si këto që minojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë…
Lajme
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar pasi sot KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në lidhje me këtë vendim, OSBE janë shprehur të zhgënjyer dhe të shqetësuar, si dhe kanë dënuar veprimet si këto që minojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje.
Nga OSBE kanë thënë se këto veprime përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht, shkruan lajmi.net.
“Ne jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që duket se drejtohet nga interesa partiake dhe jo nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve. Këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të udhëhequra nga drejtësia, përfshirja dhe transparenca”, thuhet në reagim.
Misioni i OSBE-së i ka kërkuar KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë që të mbështesin profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke siguruar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të vendosura. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: