Nga sot, në QKMF-në në Shtime mund të bëhen analizat 24 orë

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” qytetarët mund të bëjnë analiza 24 orë. Lajmin për këtë e dha Aliu në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se “përveç shërbimeve 24-orëshe shëndetësore do të aplikohen edhe analizat e hemogramit, sendimentit…

Lajme

21/02/2024 23:14

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” qytetarët mund të bëjnë analiza 24 orë.

Lajmin për këtë e dha Aliu në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se “përveç shërbimeve 24-orëshe shëndetësore do të aplikohen edhe analizat e hemogramit, sendimentit dhe CRP-së si dhe glikemisë dhe atë të urinës, së shpejti edhe Troponina I dhe D-Dimmeri”.

Ai tha se ky është një tjetër premtim i realizuar, ku qytetarët e Komunës sonë do të marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore në QKMF.

Postimi i plotë: