“Në ngjarje aq të dhimbshme nuk ndërhyhet”, Stresi i prekur për reagimin e Vedatit në “Prime”

Të hënën Vedati dhe Stresi patën një debat mes tyre pas një deklarate të këtij të fundit. Stresi zbuloi se ka hyrë në “BBVK” për të fituar ish gruan e tij, shkruan lajmi.net. Madje ai zbuloi edhe sëmundjen e saj, dhe kaq mjaftoi që të reagoi Vedati, ku u shpreh se nëse ajo vuan nga…

ShowBiz

01/02/2023 08:45

Të hënën Vedati dhe Stresi patën një debat mes tyre pas një deklarate të këtij të fundit.

Stresi zbuloi se ka hyrë në “BBVK” për të fituar ish gruan e tij, shkruan lajmi.net.

Madje ai zbuloi edhe sëmundjen e saj, dhe kaq mjaftoi që të reagoi Vedati, ku u shpreh se nëse ajo vuan nga sëmundja e rëndë pse duhej Stresi të hynte brenda sepse jashtë ajo ka nevojë më shumë për të.

Ky debat duket se e ka prekur Stresin ku i ka folur Andit lidhur me këtë.

Teksa ka folur me të, reperi ka uruar që askush të mos provohet me një histori të trishtë, si ajo e ish gruas së tij, Kejsit, për të cilën ka zbuluar se “vuan nga dy tumore në kokë”.

“U ndiva shumë keq kur ma tha këtu, sepse ai që tregon këso histori dhe rren, ai burrë nuk është. Unë u mërzita për faktin se Vedati më ka lënë shumë përshtypje të mira këto ditë. Për një ngjarje aq të dhimbshme nuk bën të ndërhysh. Je vet prind, mos e provofsh kurrë me t’i ndodhë fëmijës tënd ai send, kurrë o zot. Ia urofsha vetes, para se t’ia uroj dikujt. Por, nejse ai e ka të drejtën e vet dhe publiku me e pa dhe me e votu secilin, kush rren e kush.”, ka thë Stresi./Lajmi.net/