Napoli nuk gabon, fiton edhe ndaj Spezias

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A. Skuadra e Amir Rrahmanit po marshon me hapa të sigurt drejt titullit, pasi edhe këtë xhiro mposhtën Spezia me rezultat të pastër 3:0, shkruan lajmi.net. Napoli po tregon formë të lartë dhe se janë pretendentët kryesor për të fituar Scudeton. Pjesa e parë në këtë takim…

Sport

05/02/2023 14:22

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A.

Skuadra e Amir Rrahmanit po marshon me hapa të sigurt drejt titullit, pasi edhe këtë xhiro mposhtën Spezia me rezultat të pastër 3:0, shkruan lajmi.net.

Napoli po tregon formë të lartë dhe se janë pretendentët kryesor për të fituar Scudeton.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve nga Napoli.

Në 45 minutat e dytë ata arritën të realizojnë tri herë.

Fillimisht ishte Khvicha Kvaratskhelia që në minutën e 47’ shënoi nga penalltia.

Më pas ata shënuan edhe dy gola të tjerë me yllin e skuadrës, Victor Osimhen.

Nigeriani fillimisht realizoi në minutën e 68’ për rezultatin 2:0.

Më pas vulosi gjithçka rreth fituesit në minutën e 73’. Me këto dy gola ia çon në 16 numrin e tyre në 17 ndeshje sa ka zhvilluar në

Spezia nuk arritën të bënin asgjë në këtë përballje.

Me këtë fitore Napoli kanë 56 pikë në vendin e parë, kurse Spezia pozicionohen në vendin e 17 me 18 pikë./Lajmi.net/