Molliqaj për emërimin e njeriut të VV-së në RTK: Alarm për rezistencë, nuk do të ndalemi
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për zgjedhjen e Rilind Gërvallës, njëri i afërt me Vetëvendosjen si drejtor në RTK. Ky me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i Gërvallës është partiak, pa parime, pa meritë e pa merak. Sipas Molliqajt, Gërvalla do të jetë një vegël për kontroll. “Rasti…

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për zgjedhjen e Rilind Gërvallës, njëri i afërt me Vetëvendosjen si drejtor në RTK.
Ky me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i Gërvallës është partiak, pa parime, pa meritë e pa merak.
Sipas Molliqajt, Gërvalla do të jetë një vegël për kontroll.
“Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë i tij:
Përzgjedhja e Rilind Gërvallës drejtor të televizionit publik është emërim partiak. Pa parime, pa meritë pa merak. Me një qëllim: vegël për kontroll.
Ky rast tregon veç një gjë: procesi është kryer. Qëllimi për të vepruar në të të mirë të zhvillimit është bërë një me maninë për kontroll. Shkurt: nëse është i joni, ke edhe meritë edhe virtyt.
Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi. /Lajmi.net/