“Mirage” kthehet me sezonin e ri

Emisioni “Mirage”, prodhim i lajmi.net, do të rikthehet sërish me sezonin e ri. Pas përmbylljes së një sezoni të suksesshëm me mbulimin e dasmave të figurave të njohura të showbizz-it, festivaleve e të pathënave, “Mirage” do të fillojë transmetimin nga e premtja e ardhshme. Me transmetim në kanalet zyrtare të Lajmi.net në Facebook, Youtube dhe…

ShowBiz

23/09/2022 21:13

Emisioni “Mirage”, prodhim i lajmi.net, do të rikthehet sërish me sezonin e ri.

Pas përmbylljes së një sezoni të suksesshëm me mbulimin e dasmave të figurave të njohura të showbizz-it, festivaleve e të pathënave, “Mirage” do të fillojë transmetimin nga e premtja e ardhshme.

Me transmetim në kanalet zyrtare të Lajmi.net në Facebook, Youtube dhe Instagram ju mund të njoftoheni me më të rejat nga bota e showbizit, intervista dhe rubrika shumë interesante.

“Mirage” do të transmetohet çdo të premte në kanalet e mësipërme nga ora 18:10.