Ministrja gjermane Luhrmann pas takimeve në Kosovë, thotë se ia bëri te qartë Qeverisë kërkesat për CEFTA

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe dy ministra të tij. Megjithatë, njoftim për ndonjë takim bilateral mes saj dhe kryeminstrit Kurti nuk pati. Përmes një postimi në platformën X, Luhrmann ka treguar se cka është diskutuar me…

Lajme

17/09/2024 14:27

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe dy ministra të tij.

Megjithatë, njoftim për ndonjë takim bilateral mes saj dhe kryeminstrit Kurti nuk pati.

Përmes një postimi në platformën X, Luhrmann ka treguar se cka është diskutuar me prijësit e qeverisë.

Ajo tha se i ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s, duke bërë thirrje për të lejojuar avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë transmeton lajmi.net.

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.