Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar janë dërguar nëpër spitale, 18 janë në gjendje kritike
148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike. “Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në…

Lajme
148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, 18 prej të lënduarve janë në gjendje kritike.
Më poshtë keni të dhënat e MSH-së në Maqedonisë së Veriut:
Shpërndarja e pacientëve të shtruar:
• Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
• Klinika e Kirurgjisë Plastike – 11 pacientë
• Spitali Klinik i Shtipit – 45 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 30 pacientë
• Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 29 pacientë
• Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
• KARIL – 16 pacientë
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 18 janë në gjendje kritike:
• Kirurgjia Pediatrike – 3 pacientë
• KARIL – 7 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Qytetit – 5 pacientë
• Spitali i Vjetër i Qytetit – 3 pacientë
Numrat e kontaktit për informacione shtesë mbi gjendjen e pacientëve:
• Spitali “8 Shtatori” – 071 226 764
• Qendra Klinike – 070 387 115
• Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 075 203 026