Mbyllet pjesa e parë: Ende pa gola në ‘Stamford Bridge’
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Chelsea – Manchester City. 0:0 u mbyllën 45 minutat e parë në ‘Stamford Bridge’, shkruan lajmi.net. Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë më e qetë. Më shumë raste shënimi kishin ‘Blutë e Londrës’, por u mungoi konkretizimi. Gjithashtu londinezë u përballen me dy lëndime. Fillimisht Raheem…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Chelsea – Manchester City.
0:0 u mbyllën 45 minutat e parë në ‘Stamford Bridge’, shkruan lajmi.net.
Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë më e qetë.
Më shumë raste shënimi kishin ‘Blutë e Londrës’, por u mungoi konkretizimi.
Gjithashtu londinezë u përballen me dy lëndime.
Fillimisht Raheem Sterling la fushën për Perre Emerick Aubameyang në minutën e 5’ pas një lëndimi.
Në të 22’ ishte Christian Pulisic që pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Carney Chukwuemeka.
Man City krijuan raste, por jo aq të rrezikshme për portën e Kepa Arrizabalaga.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i këtij takimi./Lajmi.net/