Mbi 240 aksidente trafiku gjatë muajit korrik vetëm në rajonin e Ferizajit

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë muajit korrik vetëm në rajonin e Ferizajit kanë ndodhur 242 aksidente trafiku. Ky rajon përfshin Ferizajin, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit. Nga këto aksidente vetëm një ka qenë me fatalitet. Numri i aksidenteve për muajin korrik 2024 ka rënë prej 14.8%, për dallim nga muaji korrik…

Lajme

05/08/2024 15:07

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë muajit korrik vetëm në rajonin e Ferizajit kanë ndodhur 242 aksidente trafiku.

Ky rajon përfshin Ferizajin, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit.

Nga këto aksidente vetëm një ka qenë me fatalitet.

Numri i aksidenteve për muajin korrik 2024 ka rënë prej 14.8%, për dallim nga muaji korrik 2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.