Masakër në Francë- 22-vjeçari mbyt biznesmenin, rojet e sigurisë dhe migrantët

Një masakër ka ndodhur pasditen e sotme në Francën veriore, kur pesë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Katër të vrarë pranë Dunkerque ishin dy roje sigurie dhe dy emigrantë, ndërsa viktima e pestë, një biznesmen 29-vjeçar, vdiq në Wormhout. Autori më vonë u dorëzua në xhandarmëri, duke pranuar përgjegjësinë për…

Bota

14/12/2024 19:57

Një masakër ka ndodhur pasditen e sotme në Francën veriore, kur pesë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Katër të vrarë pranë Dunkerque ishin dy roje sigurie dhe dy emigrantë, ndërsa viktima e pestë, një biznesmen 29-vjeçar, vdiq në Wormhout.

Autori më vonë u dorëzua në xhandarmëri, duke pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Sipas Le Parisien, xhandarmëria ka marrë një raport për të shtënat dhe një person i cili është gjetur pa ndjenja rreth orës 15:00. Pas mbërritjes, një burrë u gjet me lëndime të shumta, duke përfshirë një plagë me armë zjarri në kokë. Mjekët në vendngjarje vetëm konfirmuan vdekjen.

Gruaja e viktimës, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, tha se burri i saj doli për të kontrolluar se çfarë po ndodhte pasi kishte dëgjuar zhurmën e një makine. Më pas, sulmuesi i panjohur ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij para se të ikë.

Rreth orës 17:00, një shtetas francez 22-vjeçar është paraqitur në stacionin e xhandarmërisë në Ghyvelde, ku ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen në Wormhout dhe për katër vrasje në Loon-Plage, sipas një burimi pranë hetimit. Në automjetin e tij u gjetën katër armë zjarri dhe i riu u arrestua menjëherë.

Hetuesit besojnë se shkaku i sulmit mund të jetë një mosmarrëveshje midis të dyshuarit dhe kompanisë së cilës i përkiste viktima nga Wormhout. I dyshuari përmendi ish-kolegët, por motivi racist nuk është aktualisht në qendër të hetimit.