Man City do t`i ofrojë kontratë të re Bernardo Silvas
Manchester City nuk duan ta humbasin Bernardo Silva. Merkaton e verës Bernardo ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës. Por, sipas raportimeve në mediat e huaja shuma e lartë e kërkuar nga Man City për portugezin ka qenë një ndër arsyet që ai nuk kaloi në ‘Camp Nou’. Së fundmi ‘Football…
Sport
Manchester City nuk duan ta humbasin Bernardo Silva.
Merkaton e verës Bernardo ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Etihad’ drejt Barcelonës.
Por, sipas raportimeve në mediat e huaja shuma e lartë e kërkuar nga Man City për portugezin ka qenë një ndër arsyet që ai nuk kaloi në ‘Camp Nou’.
Së fundmi ‘Football Insider’, njofton se Manchester City është gati t’i ofrojë Bernardo Silvës një marrëveshje të re dhe të përmirësuar së shpejti, përcjell lajmi.net.
Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2025, por ‘Citizens’ e duan edhe më gjatë në ekip.
Mbetet të shihet nëse do arrihet ndonjë marrëveshje në mes palëve./Lajmi.net/