Lunin për ‘El Clasico’: Kam ëndërruar të luaj një ndeshje të tillë

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka folur në lidhje me ‘El Clasico’. Mbrëmë Real Madridi triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Barcelonës. Në atë takim në portën e madrilenëve ishte Andriy Lunin, pasi Thibaut Courtois nuk ishte rikuperuar. E, pas ndeshjes portieri ukrainas tha se ka ëndërruar të luajë në një ndeshje si ajo e…

Sport

17/10/2022 12:41

Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin ka folur në lidhje me ‘El Clasico’.

Mbrëmë Real Madridi triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Barcelonës.

Në atë takim në portën e madrilenëve ishte Andriy Lunin, pasi Thibaut Courtois nuk ishte rikuperuar.

E, pas ndeshjes portieri ukrainas tha se ka ëndërruar të luajë në një ndeshje si ajo e djeshmja.

“Që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja El Clasico, është diçka e pashpjegueshme. Tani për tani unë jam njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh portieri.

Lunin ka startuar në pesë ndeshjet e fundit me ‘Mbretërit’./Lajmi.net/