Lajm i mirë: Trafiku Urban rifillon punën nesër
Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër më 3 dhjetor, do të rifillojnë ofrimin e shërbimit të transportit publik. Nga kjo kompani kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net. “Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e…
Lajme
Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër më 3 dhjetor, do të rifillojnë ofrimin e shërbimit të transportit publik.
Nga kjo kompani kanë njoftuar se ky vendim ka ardhur pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, kanë njoftuar nga kjo kompani.
Trafiku Urban ka pezulluar linjat e transportit që 9 ditë, që nga 24 nëntori për shkak të borxheve të shumta të Komunës së Prishtinës ndaj tyre.
Ky pezullim i linjave të tyre ka “paralizuar” komunikacionin në kryeqytet, duke shkaktuar kolona të shumta. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: