Kurti për BBC-në për reciprocitetin me Serbinë: Një shtatorin e shoh si ditë normale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale. Ai është përgjigjur kështu gjatë intervistës për BBC-në në gjuhën serbe, e botuar të martën, kur u pyet për datën kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë. Kryeministri i Kosovës, 1 shtatorin, respektivisht…

Lajme

16/08/2022 14:05

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 1 shtatori do të jetë një ditë normale. Ai është përgjigjur kështu gjatë intervistës për BBC-në në gjuhën serbe, e botuar të martën, kur u pyet për datën kur pritet të nisë reciprociteti për lëshimin e dokumenteve për hyrje dalje për shtetasit serbë.

Kryeministri i Kosovës, 1 shtatorin, respektivisht datën kur do të hyjë në fuqi reciprociteti në dokumentet e hyrjeve-daljeve me Serbinë, e ka cilësuar si “ditë normale”.

Ai këto deklarata i ka dhënë për mediumin prestigjioz BBC në edicionin serbisht, duke treguar edhe bisedën që ka pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për këtë çështje, përcjell lajmi.net.

“1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë vendimet”, deklaroi Kurti për mediumin.

““ thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia”, vijoi ndër të tjera ai.

“Beogradi është i shqetësuar sepse mendoj se njerëzit do ta pranojnë ndryshimin, është në favor të serbëve nga Kosova. Por për mua është e qartë se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – na duhet një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke”, theksoi shefi i ekzekutivit kosovar.

Kurti po ashtu ka folur për takimin në Bruksel, teksa ka potencuar se ka arritur dy marrëveshje me Serbinë por, që kjo e fundit nuk po e respekton asnjërën. /Lajmi.net/