Kurti konfirmon se nesër udhëton drejt Brukselit: Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër në mëngjes do të udhëtojë në Bruksel për takimin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuciq në kuadër të dialogut të drejtuar nga BE-ja. Ai tha se tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim. “E kam konfirmuar pjesëmarrjen time. S’ka pasur takim të nivelit të…

Lajme

25/06/2024 15:30

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se nesër në mëngjes do të udhëtojë në Bruksel për takimin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuciq në kuadër të dialogut të drejtuar nga BE-ja.

Ai tha se tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

“E kam konfirmuar pjesëmarrjen time. S’ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe në këtë qershor janë bërë tri vjet të dialogut në nivel të lartë në të cilin marrë pjesë unë si  kryeministër i Kosovës në mes të qershorit 2021 pati qenë takimi i parë. Besoj që përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral e trelateral do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi tri vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara. Për bindjen time të fuqishme marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimi nga Ohri i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen de-fakto në qendër, andaj kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë por e cila nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se t’kemi edhe zbatim të marrëveshjes kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish-kryeministres Brnabiq nga 13 dhjetori i vitit të kaluar ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike e prej aty na vinë të gjitha problemet. Pra nga mosrespektimi dhe nga shkelja e marrëveshjes bazike. ”,tha Kurti.

Ai gjithashtu tha se Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vinë të gjitha problemet.

“Nga shkelja e marrëveshjes bazike vinë problemet me Serbinë.Dje janë bërë 9 muaj prej se është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Hero i Kosovës.Ndërsa nesër bëhet saktësisht 1 vit prej kur janë liruar tre policët të cilët u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë, por gjithsesi në territorin e Kosovës pasi që u mbajtën peng për 12 ditë. Kemi pasur tensione e eksalime të gjitha e kanë adresën, përgjegjësin e fajësinë në Beogradin zyrtar. Besoj se qëndrimin e qartë të cilin duhet ta ndjekin shtetet e BE-së e kanë. Ka ndodhur deskalimi në verën e 2023 për shkak të sulmit në Banjskë të Zvecanit dhe gjithashtu duhet theksuar që Kosova e ka bërë udhëzimin administrativ që ka mundësuar mbledhjen e peticionit në veri.Nga ana e Kosovës gjithçka është kryer e zbatuar për normalizimin, prandaj edhe e keni atë propozim të Borrell, të cilin unë uroj që vendet anëtare të cilët në njëfarë mënyrë e kanë shef të politikës së përbashkët ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritet”, shtoi Kurti./Lajmi.net/