Kurti përmend Thaçin, thotë se Republika e Kosovës është rezultat edhe i aktit të krerëve të atëhershëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur një fjalim pas parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai aty ka përmendur edhe 17 shkurtin 2008, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të…

Lajme

17/02/2025 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur një fjalim pas parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ai aty ka përmendur edhe 17 shkurtin 2008, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.

“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

Pasi e mbylli këtë fjali, pati disa duartrokitje.