Kurti emëron Nenad Rashiqin si Ministër për Komunitete dhe Kthim

Nenad Rashiq është emëruar Ministër për Komunitete dhe Kthim. Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se emërimin e Nenad Rashiqit e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme, shkruan lajmi.net. Kurti e ka uruar Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Kosovë. “Nenad Rashiq…

Lajme

01/12/2022 10:19

Nenad Rashiq është emëruar Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar se emërimin e Nenad Rashiqit e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme, shkruan lajmi.net.

Kurti e ka uruar Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Kosovë.

“Nenad Rashiq emërohet Ministër për Komunitete dhe Kthim – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/