Kurti e çoi në “rrs” ShBA-në për Evropën, por tash edhe Lajçaku i del i keq
Albin Kurti tashmë edhe publikisht ka nisur përplasjen me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Dje në konferencën për medie, shefi i ekzekutivit nuk ngurroi të godasë në të gjitha format diplomatin sllovak, duke shtuar se ai i doli krah Serbisë me propozimin e dhënë në takimin e 14 shtatorit, përcjell…

Lajme
Albin Kurti tashmë edhe publikisht ka nisur përplasjen me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Dje në konferencën për medie, shefi i ekzekutivit nuk ngurroi të godasë në të gjitha format diplomatin sllovak, duke shtuar se ai i doli krah Serbisë me propozimin e dhënë në takimin e 14 shtatorit, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë faktin se Kurti kishte qenë kritik i madh ndaj ish-presidentit Thaçi, në kohën kur ky i fundit ishte president e nuk ishte i pajtimit që Lajçak ta ushtronte rolin e lehtësuesit në negociata.
“Ne nuk kufizohemi me Meksikën. Thaçi po flet më keq për Borrellin e Lajçakun sesa për Vuçiqin e Daçiqin”, pat thënë Kurti.
Por, tash nuk po i bie tamam as emisari aktual. Gazetari Shkumbin Kajtazi kujtoi deklaratat më interesante të të parit të qeverisë. E sa dallojnë me ato të tanishmet, ndiqeni videon e mësipërme.