KFOR-i jep detaje për granatën e asgjësuar në veri, ka disa këshilla për qytetarët e Kosovës

Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut. KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera të njoftojnë policinë. Më tej Misioni i NATO-s…

Lajme

07/12/2022 23:43

Forcat e KFOR-it, Detashmenti i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD), me seli në Kampin Bondsteel, ka asgjësuar një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.

KFOR-i iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera të njoftojnë policinë.

Më tej Misioni i NATO-s në Kosovë njofton hapat që duhet ndjekur nëse hasin ndonjë mjet shpërthyes.

“Identifikoni mjetin shpërthyes. Tërhiquni nga ai. Mos e prekni mjetin shpërthyes dhe mos përhapni panik, largohuni me kujdes duke ndjekur rrugën nga keni ardhur. Raportojeni te autoritetet e sigurisë vendndodhjen e mjetit shpërthyes”.

KFOR-i zotohet se do të garantojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.