Kaja Kallas në vend të Borellit, çka e pret Kosovën në dialog?
Estonezja Kaja Kallas, e cila shpejt pritet ta zëvendësoje Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, mund të jetë më e ashpër, por në raport me Kosovën mund të ketë qasje pak më pozitive. Megjithatë njohësit e procesit të dialogut vlerësojnë se pos kësaj, nuk mund të priten ndryshime…

Lajme
Estonezja Kaja Kallas, e cila shpejt pritet ta zëvendësoje Josep Borrellin si shefe e re e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, mund të jetë më e ashpër, por në raport me Kosovën mund të ketë qasje pak më pozitive.
Megjithatë njohësit e procesit të dialogut vlerësojnë se pos kësaj, nuk mund të priten ndryshime radikale, meqenëse timonin e drejtimit të bllokut europian e kanë në duar shtetet anëtare.
Për Borellin dhe Lajçakun, Kryeministri u ankua se kur ka shkelje nga Serbia nuk i bien bilbilit.
Në fushën e dialogut shumë shpejt do të ndërrohen referat. Rolin e arbitrit në kostumin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, në vend të spanjollit Josep Borell do ta luajë estonezja Kaja Kallas, politikanja që deri në korrik të këtij viti ishte kryeministre e Estonisë.
“Zonja Kallas si shefe e Jashtme do të jetë shumë më e ashpër por për të gjitha palët, kështu që është refere shumë e mirë, por nuk kisha qenë shumë entuziast në kuptimin e asaj sepse obligimet që i kemi ne, nuk mund të iu ikim, pavarësisht kushdo që vjen refer”, ka deklaruar Dritëro Arifi – Profesor,
Profesori universitar thotë se nga mesi i tetorit do të definohen gjërat, dhe do të hapet një dialog brenda Komisionit Evropian ku pritet që Kallas të shpalosë vizionin e saj.
Me gjithë ndryshimet në hierarkinë e bllokut evropian, analisti Visar Ymeri përpos një qasje pak më pozitive, nuk pret ndryshime radikale, pasi që sipas tij vendet anëtare e kanë timonin në duar.
“Unë mendoj edhe çka kisha pasë dëshirë me e pa është që me ardhjen e Zonjës Kallas në detyrën e saj dhe pastaj të shohim se kush po vendoset si zëvendësues i z. Lajçak se do të ketë më shumë trysni karshi Serbisë, ose së paku propozime për t’iu shtuar trysnia Serbisë për ta zbatuar pjesën e vetë të marrëveshjes. Psh. ne jemi në sanksione si Kosovë dhe e dijmë pse jemi në sanksione si Kosovë, të mos sillemi sikur nuk e dijmë, por në anën tjetër Serbia është përgjegjëse për sulmin në Banjska për të cilin nuk ka marrë asnjë lloj ndëshkimi”, ka deklaruar Ymeri.
Megjithatë Ymeri mendon se në sytë e ndërkombëtarëve nuk është vetëm Serbia pala që nuk po i zbaton marrëveshjet.
Estonezja Kallas është takuar disa herë me liderët e Kosovës dhe njihet për qëndrime pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, kritike e Rusisë dhe dashamirëse e rolit të NATO-së në Evropë.