Ka gjuajtur me armë zyrtare për motive të paqarta në Kamenicë, IPK rekomandon suspendimin e një polici
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Sipas IPK-së ky suspendim i tij ka ardhur pasi që dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani. “Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar…

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Sipas IPK-së ky suspendim i tij ka ardhur pasi që dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani.
“Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident”, thuhet në komunikatën e IPK-së. /Lajmi.net/