Inzaghi pas arritjes në finale: E merituam

Mbrëmjen e djeshme, Interi ka mundur të fitojë në ‘Guiseppe Meazza’ ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë kundër Juventusit me rezultatin 1-0, ku një gol i bukur nga Dimarco mjaftoi për të çuar ‘zikaltërit’ në finale. Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri Simone Inzaghi ka folur për ‘Sportmediaset’. “Ishte një mbrëmje e…

Sport

27/04/2023 11:51

Mbrëmjen e djeshme, Interi ka mundur të fitojë në ‘Guiseppe Meazza’ ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë kundër Juventusit me rezultatin 1-0, ku një gol i bukur nga Dimarco mjaftoi për të çuar ‘zikaltërit’ në finale.

Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri Simone Inzaghi ka folur për ‘Sportmediaset’.

“Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që luajtën një ndeshje intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në të dyja ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër ( i referohet finales së Ligës së Kampionëve).

Djemtë ishin shumë mirë në fushën e lojës, nuk humbëm asnjë metër ndaj lojtarëve të cilësi së lartë, kemi qëndruar gjithmonë kompakt dhe të bashkuar, duke alternuar momente në të cilat i çonim lart te të tjerët”, përfundoi trajneri.

Interi në finale takohet e fituesin e çiftit Fiorentina – Cremonese./Lajmi.net/