Humb jetën 60 vjeçari pasi u godit nga vetura në Prizren, ngasësi është dërguar në mbajtje

Një person ka humbur jetën sot derisa po trajtohej në QKUK pasi është goditur nga vetura dje në Prizren. Siç njofton zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ai është goditur nga një veturë me targa sllovene derisa po lëvizte nga rruga “Ekrem Rexha” në drejtim të lagjes Arbana. Këmbësori po e kalonte…

Lajme

06/01/2025 12:12

Një person ka humbur jetën sot derisa po trajtohej në QKUK pasi është goditur nga vetura dje në Prizren.

Siç njofton zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ai është goditur nga një veturë me targa sllovene derisa po lëvizte nga rruga “Ekrem Rexha” në drejtim të lagjes Arbana.

Këmbësori po e kalonte rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësor, dhe u godit me pasqyrën e majtë të veturës.

59 vjeçari u dërgua në Emergjencë të Spitalit të Prizrenit, e pastaj në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë dje me 6 janar, shkruan lajmi.net.

Ngasësi i veturës, 38 vjeçar me urdhër të Prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

“Me datë 05.01.2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes Arbana, godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve. Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dergohet në mbajtje. Nga QKUK rreth orës 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net. /Lajmi.net/