“Horror” në bregdetin malazez dhe atë shqiptar, mbi 17 mijë shkarkesa elektrike tashmë

Ashtu siç është parashikuar, tashmë po ndodh një stuhi e fuqishme në Mal të Zi dhe Shqipëri, konkretisht në zonën veriperëndimore. Nga ky sistem i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të ashpra rrufesh, ku hiç më pak se 17 mijë (17.000) sosh kanë goditur zonat e lartcekura.

Lajme

08/06/2022 13:05

Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, në orët vijuese pritet të shtrihen edhe lokalisht mbi Kosovë, ndonëse jo me këtë potencial, raporton Meteo Kosova.

Kjo gjendje do të vazhdojë kohë pas kohe deri të premten për zonat bregdetare, përderisa në ato të ulëta dhe malore, reshjet do të mbesin prezent me karakter lokal.